Sorloth drejt Juventusit, Atletico Madrid ngre stekën dhe kërkon sulmuesin brazilian 80 milionë eurosh
8 Qershor 2026 18:55 Telesport Alexander Sorloth ka gjetur gjuhën e përbashkët me Juventusin, për një kontratë për 4 vite. Tani ka mbetur të arrihet marrëveshja mes dy klubeve, Juventusit dhe Atletico Madridit. “Colchoneros” nuk pritet të nxjerrin probleme dhe pritet shumë shpejt finalizimi i marrëveshjes me bardhezinjtë. Largimi i Sorloth që është thuajse i sigurt, por edhe një largim i mundshëm i Julian Alvarez, pa harruar këtu edhe largimin e Antoine Griezmann, e detyrojnë Atletico Madridin të futet në merkato dhe të forcojë sulmin. Mediet spanjolle zbulojnë se Atletico Madrid ka pikasur zbulimin e sezonit të fundit në Premier League, Igor Thiago, sulmuesin e Brentfordit. 24-vjeçari u rendit si golashënuesi i dytë më i mirë në sezonin e fundit me 22 gola. Më shumë...
Burimi:
telesport.al