Sommer mesazh Inter për të ardhmen, klubi ka gati 3 kandidatë për ta zëvendësuar, dy vijnë nga Premier
10 Shkurt 2026 10:30 Telesport “Në javët e ardhshme, do të takohem me drejtuesit e Inter për të diskutuar të ardhmen“. është ky mesazhi që dha sot portieri i Inter, Yann Sommer, për televizionet zvicerane. Kontrata e portierit me klubin zikaltër skadon në qershor dhe thuhet se drejtuesit kanë filluar tashmë kërkimin për zëvendësuesin e tij. Emri kryesor është Guglielmo Vicario, që luan në Premier League me Tottenham. Janë të pakta gjasat që Sommer të vazhdojë të qëndrojë tek Inter, ndaj divorci është i pashmangshëm. Për këtë gjë ka kohë që përflitet. Një tjetër emër i përmendur për portën e Inter është ai i Elia Caprile, që luan me Cagliari. Madje ditët e fundit është folur edhe për një takim midis disa drejtuesve të Inter...
Burimi:
telesport.al