‘Skandali Fonbet’ largon Pirlon nga ‘Axurrët’, Maldini e Leonardo ikin pas…tij

‘Skandali Fonbet’ largon Pirlon nga ‘Axurrët’, Maldini e Leonardo ikin pas…tij

Skandali Fonbet ka rrezikuar emërimin e Andrea Pirlos si trajner i ri: sot, Xhovani Malago, kreu i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), do të duhet të vendosë. Emërimi i Andrea Pirlos si trajner i ekipit kombëtar të Italisë është në rrezik serioz. Skandali Fonbet ka shkaktuar një stuhi rreth trajnerit të United FC, i cili tani rrezikon të fshihet nga lista. Duke u gdhirë e hëna, vetë Pirlo postoi një mesazh në Instagram: “Jam i zhgënjyer, bashkëpunimi ishte thjesht i natyrës komerciale.” Ndërkohë Sky Sport shkruan: Pirlo nuk do të jetë trajneri i Italisë pas skandalit të Rusisë. Takimet e planifikuara për të hënën, më 27 korrik, në Romë midis shoqëruesve të tij dhe Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) janë anuluar, duke rezultuar në pezullimin...