Situata me kuqezinjtë e Kombëtares – Dëmtohet Rei Manaj por mund të kthehet Broja
Adriatik BALLA Kombëtarja ka synim kualifikimin në Botëror, por që të ndodhë kjo duhet të fitojë dy ndeshje në fund të këtij muaji, fillimisht me Poloninë më 26 mars dhe nëse e kalon atë me sukses ndaj fitueses së çiftit Suedi-Ukrainë, në ditën e fundit të marsit. Por lajmet negative me dëmtimet e disa futbollistëve po i bëhen makth trajnerit Silvinjo dhe stafit të tij pak ditë para ndeshjeve. Kështu, Rei Manaj u largua i dëmtuar në ndeshjen e djeshme mes Sivasporit dhe Umranijespor. Manaj ndjeu shqetësim në minutën e pestë, pas një aksioni ku fitoi goditje këndi. I shqetësuar u largua nga fusha e lojës, duke qenë se nuk mund të vazhdonte. Kujtojmë se sulmuesi shqiptar kishte shfaqur probleme edhe në stërvitje, megjithatë vendosi...
Burimi:
sot.com.al