Sinner e Djokovic shkojnë në raundin e katërt të Wimbledon, fitore edhe për Sabalenka e Osaka
4 Korrik 2026 13:55 Telesport Kanë nisur ndeshjet e raundit të tretë të grand slam të Wimbledon (turneu i fushave me bar). Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-0 ndaj Jenson Brooksby. Në raundin e katërt kualifikohet edhe serbi Novak Djokovic, që mundi 3-1 Arthur Rinderknech. Eliminohet nga gara rusi Daniil Medvedev, që u mund 3-0 nga Jan-Lennard Struff. Një biletë për më tej sigurojnë edhe hungarezi Hubert Hurkacz e spanjolli Felix Auger Aliassime. Te femrat, fitore pa shumë probleme për numrin 1 në botë, bjellorusen Aryna Sabalenka, që mundi 2-0 Jelena Ostapenko. Fiton edhe japonezja Naomi Osaka, që mundi 2-0 Daria Kasatkina. Në takimet e tjera për femra spikatin fitoret e zviceranes Belinda Bencic, amerikaneve Jessica Pegula e Coco Gauff...
Burimi:
telesport.al