Simeone: Të zhgënjyer për humbjen në finalen e Kupës së Mbretit, ngushëllimi mbetet Champions
Tek Atletico Madrid ka ende zhgënjim pas humbjes me penallti të finales së Kupës së Mbretit (triumfoi Real Societad). Një ndeshje që ishte e vështirë për “colchoneros”, që vinin pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Champions League. “E nisëm ndeshjen keq: humbëm pjesën e parë dhe në ndeshje të tilla është shumë e vështirë të rikuperohesh. Pjesa e dytë ishte një histori krejtësisht e ndryshme; luajtëm shumë më mirë. Kur bëhet fjalë për penalltitë, çdo gjë mund të ndodhë dhe ata fituan“, tha Diego Simeone, trajneri i Atletico. “Duhet t’i kishim shfrytëzuar rastet që patëm, disa raste vërtet të qarta dhe nuk arritëm t’i shndërronim në gol. Në ndeshje të tilla, nëse nuk je cinik, gjithçka shkon te penalltitë dhe çdo gjë mund të ndodhë. Ata...
Burimi:
telesport.al