“Sillni edhe Messin në VAR”, tifozët akuzojnë FIFA-n për komplot kundër Francës

“Sillni edhe Messin në VAR”, tifozët akuzojnë FIFA-n për komplot kundër Francës

Vendimi i fundit i FIFA-s ka ndezur një valë të madhe polemikash dhe reagimesh në rrjetet sociale, duke vënë në dyshim paanshmërinë e turneut. Tifozët e futbollit janë shprehur të habitur dhe të revoltuar pas caktimit të një trupe gjyqtarësh tërësisht argjentinas për ndeshjen e ardhshme të Francës në Kupën e Botës. Përballja e vlefshme për fazën e 1/8-ave mes Francës dhe Marokut, e cila do të zhvillohet të enjten në Boston, do të drejtohet nga arbitri 44-vjeçar Facundo Tello dhe asistentët e tij nga Argjentina. Duke marrë parasysh rivalitetin e ashpër mes dy kombëtareve, të cilat llogariten si pretendentet kryesore për trofeun, kjo zgjedhje është pritur me skepticizëm të thellë. Reagimet e tifozëve online kanë qenë të ashpra dhe të drejtpërdrejta. “Një trupë e...