Si do të funksionojë “Final Four” këtë sezon? Përgjysmim pikësh për 4 klubet, mësohet kalendari i përballjeve

Si do të funksionojë “Final Four” këtë sezon? Përgjysmim pikësh për 4 klubet, mësohet kalendari i përballjeve

10 Maj 2026 18:47 Telesport Me mbylljen e sezonit të rregullt të Abissnet Superiore, janë përcaktuar 4 ekipet që do të vazhdojnë garën për titullin kampion të këtij sezoni: Vllaznia, Egnatia, Elbasani dhe Dinamo. Për 4 klubet do të ketë një përgjysmim pikësh. Duke qenë se Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo e mbyllën sezonin e rregullt me numër tek pikësh, humbin në këtë rast nga një pikë. Elbasani ka përgjysmim pikësh pa “humbje”, pasi e mbylli renditjen me numër çift. 1. Vllaznia 31 pikë2. Elbasani 31 pikë3. Egnatia 28 pikë4. Dinamo 24 pikë Të gjitha ndeshjet për të tre javët do të luhen në stadiumin kombëtar “Air Albania”, në orën 19:00. Ekipi që do të grumbullojë më shumë pikë bashkë me këto të përgjysmuarat do të...