Shuhet Kreshnik Tartari, legjenda që e radhiti volejbollin shqiptar në majat e Europës

Shuhet Kreshnik Tartari, legjenda që e radhiti volejbollin shqiptar në majat e Europës

Adriatik BALLA Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit, u nda nga jeta të shtunën, pas një sëmundje të rëndë, në San Marino. Ky laj i trishtë preku mjaft sportdashësit shqiptarë, sidomos ata të volejbollit, pasi emri i Kreshnik Tartarit është i skalitur si një nga më të merituarit në historinë e suksesit të volejbollit shqiptar në garat dhe ballafaqimet ndërkombëtare. Të paktë janë ata individë që kanë pasur në fushat e tyre suksese të tilla sikurse Kreshnik Tartari, një nga legjendat e volejbollit tonë, qoftë si sportist, ashtu edhe si trajner. Ai arriti ta çonte volejbollin shqiptar në nivelet më të larta të këtij sporti, duke e ballafaquar volejbollin tonë si për klube dhe në rang kombëtareje me më të mirat e Europës dhe botës. Skuadra...