Shqipëria U-14 me fitore bindëse ndaj moshatarëve të Maqedonisë

Shqipëria U-14 me fitore bindëse ndaj moshatarëve të Maqedonisë

Shqipëria U-15 ka fituar me rezultatin bindës 4-1 ndaj Maqedonisë së Veriut U-15 në ndeshjen e parë miqësore mes dy përfaqësueseve. Protagonist i sfidës ishte Albion Qorraj, autor i tre golave për kuqezinjtë, ndërsa goli tjetër u shënua nga Samuel Prendi. Trajneri Genti Mahmuti e nisi takimin me këtë formacion titullar: Valerio Alijaj (GK), Elez Elqeni (C), Denian Avdylaj, Dejvis Mesiti, Romeo Hazizaj, Enea Taci, Gean Ramadani, Matias Mehmeti, Adrian Sina, Samuel Prendi dhe Albion Qorraj. Shqipëria zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të me Albion Qorrajn, i cili realizoi për 1-0. Në minutën e 40-të Samuel Prendi dyfishoi shifrat, duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2-0 për kuqezinjtë. Në fillimin e pjesës së dytë, Maqedonia e Veriut ngushtoi diferencën në 2-1, por reagimi i...