Shqipëria, test në kulmin e zhgënjimit, Ajeti e Ramadani largohen nga kuqezinjtë, Ukraina “fundi” i Sylvinhos?!

Shqipëria, test në kulmin e zhgënjimit, Ajeti e Ramadani largohen nga kuqezinjtë, Ukraina “fundi” i Sylvinhos?!

Pas një seancë stërvitore të zhvilluar në Varshavë, në kryeqytetin polak fill pas humbjes zhgënjyese që na nxori jashtë play off-it kualifikues në kupën e botës, kombëtarja shqiptare u spostua në Valencia tashmë për miqësoren ndaj Ukrainës. Një duel që në fakt nuk vlen për asgjë në këtë moment, Silvinjo dhe lojtarët janë të detyruar ta luajnë këtë duel ndaj skuadrës që u mund nga Suedia në gjysmëfinalen tjetër të play off, në kulmin e një mërzitje me përmasa kombëtare. Polonia për mënyrën sesi shkoi ndeshja, rastet e pashfrytëzuara dhe gjendjen e kundërshtarit, ishte një rast unikal për të provuar ëndrrën “Botëror”. Megjithëse Armand Duka, kreu i FSHF dhe vete trajneri Silvinjo u përpoqën të mbanin lart moralin  e skuadrës,  humbja në Varshavë është një...