Shqipëria po përgatitet për Euro U-21, vazhdojnë punimet me ritëm të lartë në “Air Albania” (video)

Shqipëria po përgatitet për Euro U-21, vazhdojnë punimet me ritëm të lartë në “Air Albania” (video)

5 Korrik 2026 10:43 Telesport Punimet për përmirësimin e terrenit në stadiumin “Air Albania” po zhvillohen me ritme shumë të larta, në kuadër të investimeve të vazhdueshme të Federatës për modernizimin e infrastrukturës sportive në vend. Pas përfundimit të procesit të heqjes së barit dhe tapetit ekzistues, si edhe ndërhyrjeve për përmirësimin e bazamentit të fushës, ka nisur tashmë shtrimi i tapetit të ri. Në fazën e ardhshme të projektit do të realizohet edhe mbjellja e barit duke i dhënë stadiumit një sipërfaqe loje të standardeve më të larta. Ky investim është pjesë e strategjisë së FSHF-së për përmirësimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, me synimin për të garantuar terrene moderne dhe kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve futbollistike. Stadiumi “Air...