Jurgen Klopp hedh poshtë akuzat: “Nuk jam aq budalla”

Jurgen Klopp hedh poshtë akuzat: “Nuk jam aq budalla”

Një nga historitë më të mëdha të merkatos në futbollin gjerman mori fund të premten, pasi marrëveshja për transferimin e sulmuesit të Koln-it, Said El Mala, te Borussia Dortmund dështoi. Raportet që e lidhnin lojtarin me Dortmundin pohonin se trajneri i ri i kombëtares gjermane, Jürgen Klopp, i kishte rekomanduar 19-vjeçarit të transferohej në Signal Iduna Park. Ish-trajneri 59-vjeçar i Dortmundit e mohoi me forcë këtë. Ai këmbënguli se nuk ishte përpjekur kurrë ta shtynte El Mala drejt klubit ku kaloi shtatë vjet si trajner. Klopp tha: “Më bezdisi pak që njerëzit mendojnë se jam aq budalla saqë në aktin tim të parë zyrtar do të telefonoja një lojtar dhe do t’i thoja: Borussia Dortmund do të ishte një zgjedhje e mirë për ty”. “Sigurisht...