Shqipëria nuk arrin dot të bëjë përmbysjen, kombëtarja e femrave humbet 3-2 ndaj Danimarkës
Kombëtarja e femrave në volejboll për femra u mund sot 3-2 nga Danimarka në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Volleyball European League (Liga Europiane e Volejbollit). Ndeshja e luajtur në Odensa të Danimarkës u fitua nga vendaset pas më shumë se 2 orësh lojë. Danimarka fitoi 25-22 dhe 25-17 dy setet e para, por Shqipëria nuk dorëzohet dhe arrin të rikuperojë, duke barazuar 2-2 shifrat, pas triumfit 25-17, 25-21 në setin e tretë dhe atë të katërt. Në setin final, skuadra daneze arrin të fitojë 15-10, duke marrë dy pikët e para në këtë turne. Një lojë ku ekipet dueluan me hope, dhe ku Shqipëria nuk arriti dot të bëjë paraqitjen e një ditë më parë, kur përmbysi Luksemburgun. Këtë herë përmbysja mbeti në...
Burimi:
telesport.al