Shqipëria fiton derbin me Kosovën dhe shkon në finalen e Europianit të vendeve të vogla

Shqipëria fiton derbin me Kosovën dhe shkon në finalen e Europianit të vendeve të vogla

27 Qershor 2026 21:50 Telesport Kombëtarja e femrave në basketboll fitoi sot 66-62 ndaj Kosovës në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian të vendeve të vogla, turne që po zhvillohet në Pejë. Një fitore e vështirë por e merituar e vajzave kuqezi, të drejtuara nga trajneri Vladimir Xheka, që u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë. 10-minutëshi i parë përfundoi 15-12 për Shqipërinë, që udhëheq 30-23 në përfundim të pjesës së parë. Vajzat kuqezi e ruajnë këtë epërsi edhe në cerekun e tretë, kur shkëputën 50-41. Në 10-minutëshin e fundit, kosovaret përpiqen të rihapin ndeshjen, por pa sukses. Shqipëria administron mirë avantazhin dhe fiton 66-62. Semanjaku me 21 pikë dhe Lalaj me 18 pikë u dalluan për Shqipërinë, që të dielën do të luajë në finale ndaj...