Shqetësimi/ Një “yll” i Brazilit dëmtohet në miqësoren me Egjiptin

Shqetësimi/ Një “yll” i Brazilit dëmtohet në miqësoren me Egjiptin

Trajneri i Brazilit, Karlo Ançeloti, u shqetësua që një nga lojtarët e tij mund ta humbasë Kupën e Botës, pasi u largua i dëmtuar gjatë fitores 2-1 ndaj Egjiptit të shtunën. “Seleçao” siguroi fitoren në stadiumin “FirstEnergy Stadium” në Kleveland falë golave të Bruno Guimaraes dhe Endrik. Për Egjiptin kishte barazuar përkohësisht Mostafa Ziko në minutën e 11-të, ndërsa Mohamed Salah s’ishte përfshirë në ekip. Megjithatë, shqetësimi më i madh për Brazilin erdhi kur mbrojtësi i djathtë Uesli França u largua duke çaluar vetëm 15 minuta pas fillimit të takimit për shkak të një dëmtimi. “Ylli” i Romës, i cili u largua nga Flamengo verën e kaluar, është zgjedhja e parë e Brazilit në krahun e djathtë të mbrojtjes, përpara ish-mbrojtësit të Mançester Sitit, Danilo....