Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

Pas triumfit agonistik me penallti ndaj Australisë në 1/16 të finaleve, trajneri i Egjiptit Hossam Hassan u bë protagonist i një prej imazheve të festimeve. Në një moment, Hassan u pa të ngrinte flamurin e Palestinës dhe i dedikoi kualifikimin e skuadrës së tij popullit egjiptian dhe atij palestinez. ‘Zemra dhe shpirti im janë me ta’-u shpreh ai Në një moment të parë u ngritën dyshimet për një sanksion të mundshëm nga ana e FIFA të trajnerit egjiptian. Por gjithsesi, qeveria e futbollit botëror vendosi të mos marrë asnjë masë. ‘Flamujt që përfaqësojnë të 211 federatat anëtare të FIFA janë të lejuara në turnetë e organizmit dhe tifozët mund ta shpalosin në bazë të normave të stadiumit dhe Kodit të Sjelljes në Impiante të FIFA’-shpjegoi...