Shkëlqen Juve, “poker” golash ndaj Parma-s, Jérémie Boga dhurata e radhës për Spallettin (VIDEO)

Shkëlqen Juve, “poker” golash ndaj Parma-s, Jérémie Boga dhurata e radhës për Spallettin (VIDEO)

4 fitore në 5 ndeshjet e fundit në Serie A, e vendosin Juven në zonën Champions, aktualisht në vendin e 4-ët në kuotën e 45 pikëve, një më pak se Napoli. Ekipi i Spallettit triumfoi me “poker” golash në transfertë përballë Parma-s, një sukses 1-4 që nuk e vendosën thuajse asnjë moment në dyshim. “Zonja e Vjetër” e nisi ndeshjen “zjarr”, ku që në start goditën traversën, ndërsa në minutën e 15-të ishte Bremer që me kokë zhbllokoi ndeshjen. Në të 37-tën, një nga lojtarët e momentit në radhët e Juves, McKennie me një veprim akrobatik brenda në zonë dyfishoi shifrat. Në fraksionin e dytë, për të rikthyer Parma-n në lojë mendoi Cambiaso që në përpjekje për të larguar topin e devijoi në portën e...