Sherri në dhomat e zhveshjes, Valverde përfundon në spital pas zënkës me Tçuamenin
Adriatik BALLA Tensionet në dhomat e zhveshjes te skuadra e Realit të Madridit ishin maksimale të mërkurën. Raportohet se një tjetër përleshje ka ndodhur të enjten mes Federiko Valverdes dhe Aurelien Tçuamenit. Madje, përleshja e të enjtes, sipas mediumit të njohur spanjoll “Marca”, ka qenë shumë serioze. Kjo ka bërë që klubi të kërkojë menjëherë takim emergjent. Shumë anëtarë të ekipit është dashur të intervenojnë të enjten, ndërsa më pas, uruguaiani Valverde është dashur të shkojë në spital. Burime të mediumit “Marca” kanë thënë se tensioni i së enjtes ka qenë shumë më i rëndë sesa ai i të mërkurës në “Valdebebas”, në qendrën stërvitore të klubit mbretëror. Një tjetër medium, “Tribuna.com”, ka shkruar të enjten se para seancës stërvitore të enjten, Valverde ka refuzuar...
Burimi:
sot.com.al