Shensoj: Trofe i merituar, Laçi inteligjent e plot talente

Shensoj: Trofe i merituar, Laçi inteligjent e plot talente

Me Laçin humbi një Kupë të Shqipërisë si trajner i Bylis (2012/2013) por sot si trajner i bardhezinjëve arrin dy suksese madhore. Fillimisht e ngjiti dy javë më parë skuadën në Abissnet Superiore dhe sot fitoi titullin kampion me Laçin (fitoi 0-1) përballë Skënderbeut vendas. Pas takimit tekniku u shpreh kështu: “Merituam totalisht. Ishim më mirë dhe 11 me 11 lojtarë. Kishim 45 minuta e para disa raste, shtylla dhe Traore. Nuk i dhamë Skënderbeut asnjë rast 100% me kriju. Dhe në pjesën e dytë filluam me ritëm të madh. Mosha mesatare e Laçit, dhe përgatitja që kemi bërë në janar, fizikisht më mirë se Skënderbeu. E treguam jo vetëm fizikisht, por edhe filozofinë e lojës tekniko-taktikisht. Nuk bëhet goli gjithmonë në minutat e para,...