Shënon golin dhe e ‘ruan’ lajmin më të bukur, Ramadani: Ia dedikoj tim biri që do të lindë së shpejti

Shënon golin dhe e ‘ruan’ lajmin më të bukur, Ramadani: Ia dedikoj tim biri që do të lindë së shpejti

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani shënoi një gol, në fitoren 0-2 të Lecces ndaj Cagliarit. Pas ndeshjes, Ramadani u ndal të fliste për mediat italiane. “Goli ishte për tim bir që do të lindë së shpejti. Jam shumë i lumtur për golin, por mbi të gjitha për fitoren. Ishte shumë e rëndësishme për të arritur objektivin. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Tani do të vijë Interi, por përballë tifozëve tanë mund të bëjmë gjithçka”.