SHBA dërrmon Paraguain, Pulisiç e Balogun bëjnë “kërdinë”

SHBA dërrmon Paraguain, Pulisiç e Balogun bëjnë “kërdinë”

Shtetet e Bashkuara e nisën me shumë sukses fushatën e tyre në Kupën e Botës 2026. Përpara një turme vendase në Los Anxhelos, ekipi kombëtar i Mauricio Poçetinos e mposhti Paraguain me rezultatin 4-1 në ndeshjen e tyre të parë të Grupit D. Loja u mbyll që në pjesëne parë teksa lojtari i Milan Kristian Pulisiç pati shpërthimine tij prej një lideri absolut. Sulmuesi që në fillim ndezi krahun dhe bëri një krosim të egër që e la mbrojtjen e Amerikës së Jugut të tronditur, duke i çuar ata në një autogol nga Damián Bobadilla. Monologu amerikan vazhdoi dhe pasi një gol i Folarin Balogun u anulua për pozicion jashtë loje, Shtetet e Bashkuara dyfishuan epërsinë e tyre në minutën e 31-të. Sërish Pulisiç ishte...