Sfidat e mëdha që e bëjnë këtë Botëror ndryshe nga të gjithë
Për herë të parë në histori, Kupa e Botës do të zhvillohet në mënyrë të përbashkët nga SHBA, Meksika dhe Kanadaja. Ky turne historik do të ketë 104 ndeshje, 16 qytete pritëse dhe 48 kombëtare pjesëmarrëse. Botërori nis më 11 qershor në “Estadio Azteca” me ndeshjen Meksikë–Afrika e Jugut. Më 12 qershor do të ketë dy debutime njëkohësisht: Kanada–Bosnje dhe Hercegovinë në Toronto dhe SHBA–Paraguaj në Los Angelos, duke regjistruar tre organizatorë dhe tri ceremoni hapjeje. Për herë të parë debuton Jordania, Uzbekistani, Kepi i Gjelbër dhe Curaçao, ndërsa Haiti, RD Kongo dhe Iraku rikthehen pas dekadash mungese në Botëror. Stadiumet e NFL do të përshtaten për futboll, me bar natyral dhe rregulla të FIFA-s, përfshirë ndalimin e stërvitjeve në fushat zyrtare dhe teknologji për kontrollin e...
Burimi:
telesport.al