Sezoni “mbush” Rinasin, deri në 56 mijë pasagjerë në ditë. Ja plani i Policisë…

Sezoni “mbush” Rinasin, deri në 56 mijë pasagjerë në ditë. Ja plani i Policisë…

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit po përballet me fluksin më të lartë të udhëtarëve për shkak të sezonit turistik. Për menaxhimin e situatës, strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Doganave kanë shtuar masat për të garantuar lëvizje më të shpejtë dhe siguri më të lartë për qytetarët dhe turistët. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe kreu i Doganave, Besmir Beja, zhvilluan një inspektim në aeroportin e Rinasit për të parë nga afër zbatimin e masave të marra nga Policia Kufitare dhe administrata doganore. Gjatë kontrollit u vlerësua puna e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Doganave, të cilët po përballojnë përpunimin e një fluksi prej rreth 50 mijë deri në 56 mijë pasagjerësh në ditë. Policia Kufitare kalon në shërbim...