VIDEO/ Madonina është kuqezi, Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull
Derby della Madonnina vazhdon të jetë një makth për Interin. Zikaltrit nuk arrijnë të fitojnë në derbi prej shtatë ndeshjesh, që nga koha kur siguruan “yllin e dytë”, ndërsa Milani rikthen besimin për një rikthim të vështirë në garën për titull. Derbi i Milanos u ngjyros sërish kuqezi, për të pestën herë në dy vitet e fundit. AC Milan fitoi minimalisht 1-0 ndaj Inter Milan, duke ngushtuar diferencën në -7 pikë nga vendi i parë. Kuqezinjtë e nisën më mirë takimin, ndërsa Interi u shfaq i vakët në minutat e para. Luka Modrić ishte shumë pranë golit që në fillim, por më pas zikaltrit morën disi kontrollin e lojës pa arritur të krijojnë rrezik real. Rasti më i mirë për Interin erdhi me Henrikh Mkhitaryan,...
Burimi:
top-channel.tv