Spalletti përqafon sërish Vlahovic dhe Juventus punon për rinovimin me sulmuesin serb

Spalletti përqafon sërish Vlahovic dhe Juventus punon për rinovimin me sulmuesin serb

Juventus ka nevojë me çdo kusht për një qendërsulmues, për shënimin e golave, por edhe për të ndihmuar Yildiz në një rendiment më të mirë. Në muajin janar, Spallettit nuk iu plotësua dëshira për të pasur nën urdhrat e tij një qendërsulmues, por tani ai mund të ketë Dusan Vlahovic që është kthyer të punojë me pjesën tjetër të skuadrës pas më shumë se 3 muajsh jashtë fushave të lojës. Sulmesi serb në fakt do të jetë në listën e të grumbulluarve në skuadër për sfidën e së shtunës ndaj Udineses e programuar të luhet në orën 20:45. Është ky një rikthim i rëndësishëm për Juventusin në një javë që paralajmërohet të jetë shumë e rëndësishme për Vlahovic, kontrata e të cilit me Zonjën e...