Polemikat në derbin e Madoninës/ Prekja me dorë e Riccit, AIA dhe Rocchi i dalin në mbrojtje arbitrit: Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti

Polemikat në derbin e Madoninës/ Prekja me dorë e Riccit, AIA dhe Rocchi i dalin në mbrojtje arbitrit: Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti

Pas derbit të fundit mes Milanit dhe Interit, zyrtarët e AIA dhe ish-gjyqtari Graziano Rocchi dolën në mbrojtje të vendimeve të ekipit të arbitrimit – Doveri në fushë, Abisso në VAR dhe Di Bello si AVAR – sidomos në rastin e prekjes së topit me dorë nga Ricci. Sipas AIA, vendimi për të mos dhënë penallti bazuar në prekjen e Ricci-t u mor për këto arsye: Ricci ishte duke vrapuar drejt portës së tij, dhe lëvizja e krahut nuk kishte për qëllim rritjen e vëllimit të trupit për të penguar lojën e Dumfries. Mesfushori i Milanit përpiqej të tërhiqte krahun për të shmangur përplasjen. Krahu i Ricci-t nuk ishte jashtë forme në raport me trajektoren e topit, i cili do të godiste anën e tij...