Për herë të parë pas 15 vitesh/ Dy fitore në dy derbi për Milanin në Serie A, tani në fokus janë Scudetto dhe rinovimi i Allegrit
Pas 15 vitesh, Milani ka arritur diçka që nuk ndodhte që nga sezoni 2010/2011: dy derbi dhe dy fitore. Këtë sezon, kuqezinjtë kanë dominuar derbin e qytetit nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri, duke rikthyer ekipin në super-konkurrueshmëri pas një sezoni të vështirë dhe një merkatoje jo shumë të suksesshme. Trajneri toskan ka ndryshuar dukshëm ekuilibrin e skuadrës, duke i kthyer kuqezinjtë në krye të renditjes, edhe pse diferenca prej shtatë pikësh në krye e bën rrugën drejt Scudettos më sfiduese. Mike Maignan dhe shokët e tij tashmë shfaqin performanca të forta dhe të qëndrueshme, duke krijuar optimizëm te tifozët pas fushatës katastrofike të sezonit të kaluar. Fokusi i ardhshëm i Allegrit do të jetë strategjia në merkato. Trajneri ka kontratë deri në vitin 2027...
Burimi:
top-channel.tv