Milan, bëj kujdes. Reali i Madridit do të tentojë sërish Allegrin në qershor

Milan, bëj kujdes. Reali i Madridit do të tentojë sërish Allegrin në qershor

Në ditët e kaluara u fol se mes Milanit dhe Massimiliano Allegrit nuk ka një raport shumë të mirë. U fol për përplasje që kishin të bëjnë me premtimet e pambajtura për merkaton e transferimeve dhe mungesa e qartësisë se çfarë prevalon më shumë për drejtuesit e klubit; ana teknike e lidhur me trajnerin dhe Drejtorin Sportiv Igli Tare, apo ajo financiare që ka në krye Shefin Ezkekutiv, Giorgio Furlani. Mes hipotezave dhe teorive në rrjetet sociale, lindi ideja se Allegri edhe pse ndihet mirë në Milanelli, nuk e konsideron më të sigurt të ardhmen e tij në pankinën kuqezi. Dhe të gjithë kësaj i shtohet edhe lajmi i publikuar te e përditshmja ‘Corriere Dello Sport’, sipas së cilës, Reali i Madridit do të bëjë...