Lukaku thyen heshtjen: Nuk i kthej shpinën Napolit, por tani kam nevojë të ndihem në 100% të formës, por klubi nuk bindet

Lukaku thyen heshtjen: Nuk i kthej shpinën Napolit, por tani kam nevojë të ndihem në 100% të formës, por klubi nuk bindet

Pas shumë supozimeve, Romelu Lukaku thyen heshtjen. Sulmuesi belg, përmes një letre të publikuar në rrjetet sociale, theu heshtjen dhe shpjegoi pozicionin e tij në këtë përplasje me Napolin që nisi të enjten e kaluar. ‘Ky sezon ishte me të vërtetë i vështirë për mua, mes dëmtimeve dhe humbjeve personale-shkruante Lukaku-e di që këto ditët e fundit është folur shumë për situatën time dhe është e rëndësishme që të sqarohet gjithçka; e vërteta është se në javët e fundit nuk jam ndjerë mirë fizikisht dhe bëra kontrolle kur isha në Belgjikë. Rezultoi se kishte inflamacion dhe likuid në muskulin fleksor të legenit dhe është problemi i dytë që kur u ktheva në fillim të nëntorit’ Lukaku vijon duke shpjeguar arsyen pse qëndroi në Belgjikë duke...