Live Milan-Inter/ Shkelmohet topi i parë, në “San Siro” vendoset fati i Scudettos
Derbi i madh i Milanos ka startuar. Gjithçka është gati në “San Siro”, ku Milan dhe Inter përballen në një sfidë që mund të ketë peshë vendimtare në garën për titullin kampion. Interi vjen në këtë përballje me një avantazh të rëndësishëm në renditje dhe një rezultat pozitiv sonte do t’i afronte edhe më shumë zikaltërit me “Scudetton”. Nëse arrijnë të marrin pikë, ata do të mbeteshin me një diferencë prej 11 ose 13 pikësh nga ndjekësit, kur kanë mbetur edhe 10 javë deri në fund të kampionatit. Nga ana tjetër, Milani synon vetëm fitoren për të rihapur plotësisht garën. Tre pikët në derbi do t’i afronin kuqezinjtë në vetëm 7 pikë diferencë dhe do ta mbanin të hapur luftën për titull në javët e...
Burimi:
top-channel.tv