Kolo Muani thërret Juventusin; e vërteta për kthimin e tij dhe kërkesa e PSG

Kolo Muani thërret Juventusin; e vërteta për kthimin e tij dhe kërkesa e PSG

Randal Kolo Muani nuk e ka larguar nga zemra Juventusin. Sulmuesi francez i Paris Saint Germain që është dhënë te Tottenham me huazim dëshiron kthimin përfundimtar në Torino pikërisht te Zonja e Vjetër. Në muajin janar klubi torinez, edhe me kërkesë të Luciano Spallettit që e vlerëson futbollistin që nga koha kur ishte te Eintracht i Frankfurtit, tentoi që ta kthejë francezin në Serie A, por pa sukses. Por pas pak muajsh, gjërat pritet të marrin drejtimin e duhur; futbollisti 27 vjeçar do të kthehet te Paris Saint Germain dhe  Juventus do të bëjë gjithçka për ta rikthyer, këtë radhë përfundimisht me kërkesën e parizienëve që është 30 milionë euro. Kolo Muani nga ana e tij nuk ka asnjë dyshim. Sipas ‘Tuttosport’, dëshira e tij...