Juventus, shihni kush shfaqet, ovacione për Mario Mandzukic në kthimin e tij në Torino(VIDEO)
Juventus priti Pisa në Allianz Stadium në sfidën e radhës në Serie A. Zonja e Vjetër pati një vizitë të veçantë në prag të kësaj sfide dhe bëhet fjalë për Mario Mandzukic. Sulmuesi kroat zbriti në fushën e lojës dhe tifozët e Juventusit nuk ia kursyen ovacionet. Mario Mandzukic ka qenë pjesë e klubit torinez në periudhën 2015-2019 duke fituar 4 tituj kampionë në Serie A, 3 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa të Italisë. Me fanelën bardhezi, kroati ka luajtur 162 ndeshje duke shënuar 44 gola dhe dhënë 26 asisti. Në momentin që hyri në stadium Mario Mandzukic u përqafua edhe me sulmuesin aktual të Juventusit, Dusan Vlahovic. Mario 🤍🖤 pic.twitter.com/jVkDxh78my — JuventusFC (@juventusfc) March 7, 2026 Top Channel
Burimi:
top-channel.tv