Inter, Hakan Calhanoglu zbulon: Prisja Milanin, por më pas Inzaghi më bindi. Më donin edhe Juventus e Barcelona

Inter, Hakan Calhanoglu zbulon: Prisja Milanin, por më pas Inzaghi më bindi. Më donin edhe Juventus e Barcelona

Kushedi si do të kishin ndryshuar ekuilibrat në Serie A në vitet e fundit nëse Hakan Calhanoglu, kur vendosi të lërë Milanin me parametra zero, të kishte zgjedhur një skuadër tjetër dhe jo Interin. Vetë mesfushori turk zbuloi gjithçka në një intervistë për Kafa Sport duke theksuar se në atë kohë kishte shumë opsione. ‘Ishte një hap i vështirë në karrierën time-tregon Calhanoglu-pyesja veten si mund të kalosh nga Milani te Interi?. Agjenti im më tha ta mendoja dhe ta telefonoja të nesërmen për t’i komunikuar vendimin tim. Ditën tjetër u zgjova dhe pranova ofertën e Interit. Ishte totalisht vendimi im. U desh t’i tregoja klubit dhe tifozëve atë që dija të bëja dhe t’i bindja se do të jepja gjithnjë maksimumin. Por sforcot e...