Infermieria e Interit/Planet për kthimin në fushë të Calhanoglu, Thuram dhe Lautaro

Infermieria e Interit/Planet për kthimin në fushë të Calhanoglu, Thuram dhe Lautaro

Humbja e Interit në derbin me Milanin mund të analizohet në disa pika dhe një prej tyre është mungesa e 4 futbollistëve titullarë dhe të gjithë në role delikate duke pasur parasysh sesi luan kjo skuadër prej vitesh.Bëhet fjalë për Dumfries, Calhanoglu, Lautaro Martinez dhe Thuram, në momentin që Chivu do t’i ketë të gjithë në dispozicion do të mund të marrë frymë lirisht. Si është Dumfries? Minutat e para nga hyrja e tij në fushë në derbi iu dhanë shpresa tifozeve se Dumfries është ai që njohin të gjithë, por është diçka fiziologjike që ai nuk mund të jetë menjëherë në gjendjen më optimale duke qenë se u rikthye në fushë pas 3 muajsh dëmtimi. Vështirë që ndaj Atalantës ai do të niset si...