Gara për titullin në Serie A/ Çfarë ndodh nëse Milani dhe Interi e mbyllin sezonin me pikë të barabarta
Derbi i fundit mes Milanit dhe Interit ka rihapur diskutimet për garën e titullit në Serie A. Para ndeshjes diferenca ishte 10 pikë dhe mund të shkonte në 13 nëse Interi do të fitonte, por suksesi i Milanit e uli diferencën në shtatë pikë, duke rikthyer debatet mes tifozëve për skenarët deri në javën e 38-të. Një nga hipotezat që po diskutohet është ajo e barazimit me pikë në fund të sezonit. Nëse dy skuadrat do ta mbyllnin kampionatin me të njëjtin numër pikësh, titulli nuk do të vendosej nga golavarazhi, por nga një ndeshje play-off, një përballje shtesë që do të përcaktonte kampionin e Italisë. Nga sezoni i kaluar rregullorja ka ndryshuar: ndeshja nuk zhvillohet më në fushë neutrale, por në stadiumin e skuadrës...
Burimi:
top-channel.tv