Del Piero i ashpër me Juventusin: Po nuk ke personalitet kushdo të mund, edhe të tjerët dijnë të luajnë futboll

Del Piero i ashpër me Juventusin: Po nuk ke personalitet kushdo të mund, edhe të tjerët dijnë të luajnë futboll

Ish-kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, analizoi humbjen e rëndë 5-2 të bardhezinjve në fushën e Galatasaray-t në ndeshjen e parë të play-off-it të UEFA Champions League, duke nxjerrë në pah faktin që skuadra torineze po vuan ritmin e ngjeshur të ndeshjeve. Duke folur në studion e ‘Sky Sport’, Del Piero u ndal te deklaratat e trajnerit Luciano Spalletti, i cili sipas tij ka vënë në dukje një problem thelbësor: nëse Juventusi nuk luan në maksimum, rrezikon të bëjë gabime të thjeshta që ndëshkohen menjëherë. “Në fund të fundit, kundërshtarët luajnë futboll dhe të dominojnë nëse nuk ke prani në fushë dhe personalitet”, theksoi ish-sulmuesi. Ai vlerësoi edhe paraqitjen e shkëlqyer të Galatasaray-t, duke nënvizuar se skuadra turke zhvilloi një ndeshje të nivelit të lartë...