Daniele De Rossi thyen Romën e tij, Genoa i mposht verdhekuqtë 2-1

Daniele De Rossi thyen Romën e tij, Genoa i mposht verdhekuqtë 2-1

Genoa mori një fitore të madhe në sfidën e javës së 28 të Serie A. Në Marassi skuadra kuqeblu e Daniele De Rossit mposhti pikërist Romën me rezultatin 2-1 me skuadrën e Gasperinit që mbetet me 51 pikë dhe parakalohet nga Como në vendin e katërt Pjesa e parë e ndeshjes ishte e ekuilibruar dhe nuk dhuroi shumë emocione ku Malen ishte më kërkues në disa raste por pa sukses, ndërsa te Genoa ata që spikatën më shumë ishin Messias dhe Ekuban me këtë të fundit që shpërdoroi një shans shumë të mirë në minutat shtesë të pjesës së parë. Ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 52 nga Messias me një penallti të akorduar pas faullit të Pellegrinit ndaj Ellertson....