Sensacioni i këtij Botërori, shkakton kritika të mëdha në Francë dhe “fajin” e ka Didier Deschamps
Ayyoub Bouaddi ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë në fushë për Marokun në barazimin 1-1 ndaj Brazilit, në ndeshjen e parë për këtë Kupë Bote. Mesfushori 18-vjeçar i Lille zgjodhi Marokun në vend të ekipit kombëtar francez, edhe pse kishte luajtur me këta të fundit deri në U-21. Vendimi i Bouaddi për të lënë “Gjelat” për Marokun ka shkaktuar polemika dhe kritika në Francë dhe “fajtori” kryesor konsiderohet Didier Deschamps. Një nga zërat më kritik ka qenë Jereme Rothen, i cili kritikon publikisht Deschamps, që nuk duhet të kishte pritur deri tani për t’u bindur për vlerat e lojtarit, por duhej ta kishte ftuar më parë në Kombëtaren A. “Kur dëgjoj Didier Deschamps, më shokon. Sepse me Bouaddi-n, nuk duhej të priste të...
Burimi:
telesport.al