Scaloni e sheh si “luftë” ndaj Anglisë, por brenda fushës: “Nuk jam këtu për t’i hedhur benzinë zjarrit”

Scaloni e sheh si “luftë” ndaj Anglisë, por brenda fushës: “Nuk jam këtu për t’i hedhur benzinë zjarrit”

Lionel Scaloni u paraqit në konferencën për shtyp me të njëjtën qetësi që e karakterizon prej kur mori drejtimin e Argjentinës. Nuk ka rëndësi që përpara ka një gjysmëfinale Botërori ndaj Anglisë. Mes emocioneve të forta dhe ngarkesës historike që e tejkalon futbollin, trajneri argjentinas gjeti ekuilibrin e duhur. Ai kujtoi Argjentinë-Angli të Botërorit 1986 në Meksikë, foli me respekt të madh për Luftën e Malvinave dhe pasojat e saj tragjike, që vazhdojnë të lënë plagë edhe sot. Megjithatë, gjithçka e trajtoi me shumë maturi. Scaloni u ndal te “Dora e Zotit” dhe “Goli i Shekullit”, duke thënë: “Të gjithë e kujtojmë atë ndeshje dhe golin e dytë të Diegos. Ishte diçka e mrekullueshme. Ishte kundër Anglisë, por edhe po të kishte qenë kundër një...