‘San Siro’ bëhët gati për festë, Inter pret zyrtarizimin e titullit të 21-të
Inter bëhët gati për festë. Këtë mbrëmje në “San Siro” zikaltërit presin Parmën teksa pas barazimit të Napolit me Komon dje tashmë Kivu me të tijtë janë gati të shënojnë titullin e 21-të. Kështu as një sezoni të kaluar vazhdimisht në krye të tabelës, Interi është një hap larg vijës së finishit. Për trajnerin rumun të tyre një ditë historike pasi është i pari e mbi të gjitha duke rikthyer Interin te trofeu i madh pas atij të 20 (2023/24) të fituar nga klubi milanez me Simone Inzagin në timon. Ai ka vendosur që dyshja e sulmit Turam-Lautaro Martinez të nisë nga fillimi sikundër priten të hidhen në fushë të gjithë lojtarët kryesorë si Zomer (në portë) e më pas Akanzhi, Bisek, Bastoni, Dumfris, Barela,...
Burimi:
sportiim.al