San Antonio nuk dorëzohet, mposht sërish Oklahoma dhe barazon 2-2 serinë e finaleve në Perëndim
25 Maj 2026 8:31 Telesport Ekipi i San Antonio barazoi 2-2 serinë e ndeshjeve finale në Konferencën e Perëndimit pas fitores 103-82 arritur sot në shtëpinë e tij ndaj Oklahoma. Ndeshje e komanduar nga skuadra e Spurs, që këtë herë nuk zhgënjeu para publikut të saj. Skuadra e Oklahoma bëri një ndeshje nën pritshmërinë e saj, ku mungoi një lider në fushë. Për San Antonio shkëlqeu sërish Victor Wenmbanyama, që realizoi 33 pikë. Ndeshja e radhës do të luhet pas dy ditësh në fushën e kampionëve të Oklahoma. Konferenca e Lindjes, finale New York – Cleveland, (3-0) Konferenca e Perëndimit, finale Oklahoma – San Antonio, 82-103 (2-2)
Burimi:
telesport.al