Salah ka dakortësi me Beshiktash, orë vendimtare për firmën e egjiptianit
Anësori 34-vjeçar egjiptian Momo Salah ka arritur një marrëveshje në parim për t’u bërë lojtari yll i Beshiktash dhe për të vazhduar karrierën e tij në Turqi pasi të skadojë kontrata e tij me Liverpulin. Marrëveshja është një herëshe, me një kontratë deri në vitin 2027 dhe një mundësi për ta zgjatur atë deri në vitin 2028, për një pagë që mund të arrijë në 12 milionë euro në sezon. Marrëveshja nuk është njoftuar ende zyrtarisht nga klubi apo lojtari. Palët duhet të finalizojnë detajet e fundit kontraktuale përpara se Salah të nënshkruajë dhe të përfundojë vizitat mjekësore. Klubi nga Stambolli shpreson t’i përfundojë proceduart e fundit në ditët në vijim. Post navigation
Burimi:
sportiim.al