Saka: Vetëm ne e dimë sa gjëra kanë ndodhur për të ardhur këtu, kam gjithë jetën që e pres këtë moment
22 vjet pas titullit të fundit, Arsenal më në fund e ka thyer mallkimin dhe e ka rifituar Premier League. Por, sezoni i “Topçinjve” nuk ka mbaruar ende, pas tetë ditësh ata do të përballen me PSG në finalen e Champions League. Bukayo Saka, i cili u rrit në Akademinë e klubit anglez dhe tani është një figurë kyçe në ekipin e Mikel Arteta, foli për situatën. “Është një ndjenjë e jashtëzakonshme, e vështirë për t’u shpjeguar sepse kam qenë në këtë klub gjithë jetën time. Ky ekip më ka dhënë gjithçka dhe jam rritur në një burrë këtu“, tha 24-vjeçari. Ai u përqendrua gjithashtu te goli i tij në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales kundër Atlético Madrid: “E kam parë atë gol disa herë,...
Burimi:
telesport.al