Russell: Shumë raste kanë dalë kundër meje këtë sezon, duket sikur Perënditë nuk më duan

Russell: Shumë raste kanë dalë kundër meje këtë sezon, duket sikur Perënditë nuk më duan

Kur George Russell kaloi vijën e finishit të Çmimit të Madh të Australisë si fitues, fjalët dhe gjuha e trupit të tij dukeshin se tregonin se ai kishte një makinë të aftë për të siguruar titullin botëror në Formula 1. Ajo të cilën Russell nuk e kishte llogaritur ishte performanca shpërthyese e Kimi Antonelli, shokut të tij të skuadrës 19-vjeçar, i cili ka marrë katër fitore radhazi. Tani, ëndrra e Russell po kërcënon të shndërrohet në një makth, pasi anglezi ka filluar të përjetojë disa problem. Më i fundit e detyroi të tërhiqej në Kanada për shkak të një problemi me baterinë. Antonelli kështu është shkëputur 43 pikë në renditje ndaj shokut të tij të skuadrës. Zhgënjimi i Russell ishte i qartë si në veprimet...