Rummenigge i prerë: Vinicius nuk largohet nga Reali. Zërat për Olise? Na bëjnë të qeshim…

Rummenigge i prerë: Vinicius nuk largohet nga Reali. Zërat për Olise? Na bëjnë të qeshim…

30 Mars 2026 13:42 Alfred Lleshi Karl-Heinz Rummenigge, anëtar i bordit të Bayern Munich, ka komentuar për “AS” zërat e merkatos. Për interesimin e Real Madridit dhe Barcelonës ndaj Michael Olise, ai u shpreh: “Këto janë zëra që na bëjnë të gjithëve të qeshim në klub. Ju e dini si funksionon cirku mediatik. Ai ka edhe tri vite kontratë, nuk kam çfarë të shtoj. Njerëzit vijnë në stadium për lojtarë si ai”. Për mundësinë që Vinicius të kalojë te Bayerni, Rummenigge tha: “Pyetje e panevojshme. Është lojtar i paçmueshëm dhe luan te skuadra e ëndrrave. Nuk do të çuditesha nëse është ndër të preferuarit e Florentino Perez. Kam dëgjuar për interesim nga Arabia Saudite, por nuk besoj se do të largohet. Florentino do të bëjë...