Rüdiger i drejtpërdrejtë: “Dy sezone pa tituj te Real Madridi? Çfarë doni, të vazhdojmë të qajmë?”

Rüdiger i drejtpërdrejtë: “Dy sezone pa tituj te Real Madridi? Çfarë doni, të vazhdojmë të qajmë?”

5 Qershor 2026 10:56 Alfred Lleshi “Dy sezone mund të ndodhin pa fituar trofe, por kjo nuk duhet konsideruar normale”, – tha Antonio Rüdiger për “The Guardian”, duke folur për “thatësirën” e dy sezoneve të fundit dhe situatën te Real Madridi. Mbrojtësi gjerman, i cili pritet të vazhdojë edhe një sezon tjetër me klubin madrilen, theksoi edhe presionin e madh që krijohet brenda e jashtë dhomës së zhveshjes kur ekipi nuk fiton: “Kur nuk fiton, ka shumë zhurmë nga të gjitha anët. Nuk është gjithçkaja më e rëndësishme, por ky është futbolli, mund të ndodhë”. Ai kërkoi qasje të qartë dhe pa emocione të tepruara për të ardhmen: “Duhet të marrim masat e duhura, të jemi të sinqertë me veten dhe të vazhdojmë përpara. Çfarë...