Rritet interesi për futbollin dhe ndryshon mënyra e ndjekjes, të dhënat e studimit të radhës në Shqipëri nga raporti i UEFA-s & Nielsen

Rritet interesi për futbollin dhe ndryshon mënyra e ndjekjes, të dhënat e studimit të radhës në Shqipëri nga raporti i UEFA-s & Nielsen

Në vijim të publikimeve mbi raportin “UEFA Grow Market Research”, i prezantuar në “Shtëpinë e Futbollit”, FSHF vijon të sjellë gjetje të rëndësishme që lidhen me mënyrën e ndjekjes së futbollit dhe komunikimit me publikun në Shqipëri. Raporti i realizuar nga UEFA në bashkëpunim me Nielsen Sport konfirmon një transformim të dukshëm në sjelljen e tifozëve, si në mënyrën e ndjekjes së futbollit, ashtu edhe në pritshmëritë ndaj institucioneve sportive. Sipas të dhënave, televizioni mbetet ende kanali kryesor i konsumit të futbollit me 67 %, por vihet re një rënie e ndjeshme krahasuar me vitin 2016 (83%), duke reflektuar kalimin gradual drejt platformave digjitale. Aktualisht, 36 % e tifozëve ndjekin futbollin online, 29 % lexojnë përmbajtje sportive në internet, ndërsa 28% angazhohen përmes rrjeteve sociale,...