Rrahmani: Po bëjmë hapa përpara për rinovimin, nuk dimë asgjë rreth Lukakut

Rrahmani: Po bëjmë hapa përpara për rinovimin, nuk dimë asgjë rreth Lukakut

Pas fitores 4-0 ndaj Cremonese dhe portës së paprekur, foli Rrahmani: “Varet nga skuadra, qasja dhe qëndrimi. Sot ishte i duhuri, ndaj ky është rezultati i ndeshjes”. I kthyer pas mbi dy muaj dëmtimi, kosovari shtoi: “Isha mbi dy muaj jashtë, periudhë e vështirë. Kemi pasur mungesa dhe fat të keq”. Për Lukakun: “Nuk kemi pasur kontakte me të. Nuk jemi parë dhe askush nuk e di situatën e tij”. Për sezonin: “Duhet ta mbajmë vendin e dytë, është shumë e rëndësishme. Mund të kishim bërë shumë gjëra të bukura, por ishim të pafat. Duhet të luftojmë deri në fund”. Për rinovimin: “Po bëjmë hapa përpara, do të shohim çfarë ndodh”. Për deklaratën e Contes pas ndeshjes: “Trajneri tha se një humbje si ajo kundër Lazios mund të...