Rosenior nuk dorëzohet: Jemi ende në gjendje të përfundojmë në pesë të parët
Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, nuk e humb shpresën për një vend në Champions League, pavarësisht humbjes 0-1 në shtëpi ndaj Manchester United, ndërkohë që janë 7 pikë larg vendit të pestë. “Është vërtet e vështirë”, tha Rosenior. “Ishim të pafat, ata patën vetëm një gjuajtje në portë. Ne u përballëm me një valë sulmesh dhe goditëm shtyllën katër herë. Nuk dua që skuadra ime të mendojë se gjërat janë kundër nesh. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë“, shtoi trajneri i “blues”. Më tej, Rosenior komentoi: “Ne duhet të mbrohemi më mirë në ato momente. Nëse nuk e bëjmë, ndëshkohemi. Tani për tani, çdo gabim i vogël që bëjmë përkthehet në një gol, dhe kjo duhet të ndryshojë në të ardhmen”. “Rezultati ka rëndësi dhe...
Burimi:
telesport.al